U shpall Republika e Iliridës, hesht politika

“Çdo kush, çdo qenie njerëzore në botë ka të drejtën e qeverisjes me vetveten dhe të vetëvendosjes duke u mbështetur me deklaratën e ish presidenti amerikan Woodrow Wilson i cili në konferencën e paqes në Versaj të Parisit 1919 tha se ‘çdo popull ka të drejtën e vetëvendosjes’”.

Te sheshi Skënderbeu në Shkup u shpall Ilirida nga kryetari Nevzat Alili, i cili vendimin për shpalljen e Iliridës e bazoi në Kushtetutën e SHBA-ve, e cila në preambulën e saj thotë se çdo qenie njerëzore ka të drejtë të qeverisë me vetveten si dhe në qëndrimin e presidentit amerikan Woodrow Willson se popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes. 

Kërkesa ishte që Maqedonia të funksionojë si shtet i dy republikave të barabarta, ajo e Iliridës dhe ajo e Maqedonisë, sipas shembullit të ish federatës Serbi dhe Mali i zi dhe federatës belge. “Sot ne shpallim Republikën e Iliridës ndërsa Maqedonia duhet të rregullohet si shtet i Unionit Iliridë-Maqedoni. Nuk jemi për ndryshimin e kufijve të jashtëm të Maqedonisë, mirëpo duhet të definohen kufijtë administrativ të Unionit të Iliridës dhe Maqedonisë. Kjo duhet të jetë sipas modelit që kishin para disa viteve Serbia dhe Mali i Zi dhe Belgjika që ka tani. imageNëse nuk merren parasysh këto kërkesa, nëse këto kërkesa tona injorohen nga institucionet ekzistuese të Maqedonisë atëherë do të organizojmë referendum. Ne shqiptarët kemi 400 mijë vota në Maqedoni”, deklaroi sot Nevzat Halili, president i Republikës së Iliridës.

Ai më tej shtoi se “Çdo kush, çdo qenie njerëzore në botë ka të drejtën e qeverisjes me vetveten dhe të vetëvendosjes duke u mbështetur me deklaratën e ish presidenti amerikan Woodrow Wilson i cili në konferencën e paqes në Versaj të Parisit 1919 tha se ‘çdo popull ka të drejtën e vetëvendosjes’”.

Halili kërkoi nga kryeministri Nikolla Gruevski që sipas shembullit të ish kryeministrit belg që dha urdhër në vitin 1970 Belgjika të federalizohet edhe Gruevski ti japë urdhër parlamentit që të fillojë procedurën për federalizmin e Maqedonisë. Halili tha se kjo është e domosdoshme për shkak se Marrëveshja e Ohrit edhe pse e ndali konfliktin e vitit 2001 nuk arriti të sigurojë barabarësi mes shqiptarëve dhe Maqedonasve.

Shpalljen e Iliridës e përshëndeti edhe kryetari i FMDNJ-së Idriz Sinani i cili tha e Ilirida i jep fund diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni.

“Paritë politike shqiptare që janë aktive sot në Qeveri dhe Kuvendin e Maqedonisë me sjelljen e tyre politike duket sikur kanë hequr dorë nga kërkesat e shqiptarëve për barazi me qytetarët sllavë. Prej shumë vitesh shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë të mashtrohen sepse kanë kaluar kaq vite dhe ende jemi qytetarë të kategorisë së dytë e pse jo edhe të tretë. Lufta që nisi në emër të bashkimit kombëtar të shqiptarëve në një shtet e humbi misionin e saj të vërtetë dhe përfundoi në kryengritje për të drejtat e njeriut. Kësaj i thonë tradhti, sepse asnjë shqiptarë nuk do të rrëmbente pushkën për të drejtat, por shqiptari lufton për liri dhe bashkim kombëtar me trungun amë, Shqipërinë”, ka deklaruar Sinani.

Sinani ka apeluar deri te institucionet e Iliridës që këto pika të respektohen nga institucionet e saj, ku secili njeri të ndihet i lirë dhe ti gëzon të gjitha këto të drejta, pa dallim etnie, race, ngjyre e feje, sepse kjo është rruga e vetme e sistemit demokratik në themelet e të drejtave dhe lirive të qytetërimit modernë.

Edhe pas paralajmërimeve se sot do të shpallet Republika e Iliridës subjektet politike kanë heshtur.

 


Get your own Chat Box! Go Large!
 

Na dëgjoni LIVE!

 


Sie sind Besucher Nr.


Gratis Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!